Autoritetet policore kanë raportuar për një rast të dhunës në familje që është regjistruar në Novobërdë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën femër/ Serbe-bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit, dërgohet në mbajtje.