DYLON

Kurti e Abazi pjesëmarrës në punimet e Këshillit të Internacionales Socialiste

Kurti e Abazi pjesëmarrës në punimet e Këshillit të Internacionales Socialiste
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, po marrin pjesë në punimet e Këshillit të Internacionales Socialiste që po zhvillohen në Gjenevë në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në agjendën e punimeve të Këshillit do të trajtohet kontributi i social-demokracisë në zgjidhjen e konflikteve për siguri dhe paqe ndërkombëtare, tejkalimi i sfidave me të cilat ballafaqohet demokracia nëpër botë për të fituar lirinë dhe të drejtat për të gjithë, si dhe përgjigja e bazuar mbi vlerat dhe parimet globale në lidhje me krizën aktuale të refugjatëve.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.