Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast “dhunë në familje – lëndim i lehtë trupor”, që është regjistruar në Gjilan.
Sipas policisë, ankuesja, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me një thikë nga bashkëshorti i saj, i sëmurë mental,
“Si pasojë e lëndimeve viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit. Thika është gjetur dhe konfiskuar nga policia si dëshmi materiale. Me vendimin e prokurorit, i dyshuari pas arrestimit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet n raportin e policisë.