Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të lëndimit të lehtë trupor, ku në Shillovë të Gjilanit, sulmohet fizikisht një femër.
Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të lëndimit të lehtë trupor, ku në Shillovë të Gjilanit sulmohet fizikisht një femër në lokalin e saj.
Sipas policisë, viktima femër ka raportuar se derisa ishte në lokalin e saj, pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull.
Policia ka bërë të ditur se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.