Do të duhej një ri-konfimim i Referendumit!

Do të duhej një ri-konfimim i Referendumit!

Refik HASANI

Me rastin e 25 vjetorit të mbajtjes së referendumit ku më 1 e 2 mars 1992, nga ne banorët e Komunave të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës për Autonomi Territoriale-Politike dhe me të drejtë bashkëngjitje me Kosovën amë. Këto tri Komuna janë territor i banuar me popullatë shumicë shqiptare i shkëputur padrejtësisht nga trungu i Kosovës historike, u nda dhe u aneksua nga Serbia.

Pra, para 25 vite kur për dy ditë rresht të vitit 1992, ne populli shqiptarë i Komunave të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës shpalli këtë krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të tri komunave të cekura më lartë me të drejtë bashkimi me Kosovën. Ky organizim ishte një akt sublim, vullnet i shprehur ku u zgjodh edhe Kryetari i Kuvendit. Referendumi u mbajt nën kushte tejet të rënda, lirisht mundë të shprehemi në një gjendje të jashtëzakonshme, ku pati shumë qytetarë shqiptarë që u morën në biseda informative. Pati edhe të maltretuar psiqikisht dhe fizikisht por edhe disa dhjetëra persona të arrestuar nga ai pushtet i atëhershëm.

Nga ajo kohë vetëm bartësit e pushtetit u ndërruan e assesi në kuptimin pozitivë në të mirë të neve shqiptarëve. Përveç në tri komunat që u votua ju mundësua që edhe mërgata e kësaj Krahine që ishin me punë të përkohshme jashtë, të shprehin vullnetin dhe në mënyrën më plebishitare edhe në shumë shtete në Europë ku me një pjesëmarrje masovike prej 98,43%. Të përkujtojmë që Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992, është një akt shumë domethënës me vlera të larta edhe me aktet juridike ndërkombëtare edhe pse jo i pranuar por ishte i monitoruar nga të gjitha anët, ku u shkrua dhe u komentua mjaftë në këto anë të Ballkanit të trazuar.

Deri në atë kohë edhe popujt konstituivë të ngrehinës artificiale të quajtur Jugosllavi ende ishin me qëndrimin jo të prera, kurse ne shqiptarët në hapësira tona etnike mbajtëm Referendumin. Pra në këtë rast ne nuk mundë të krahasohemi as me Hungarezët në Vojvodinë e as me Boshnjakët në Sanxhakë sepse kemi elemente që njihen dhe pranohen edhe me akte ndërkombëtare. Ne, shqiptarët etnike e kuptuan me kohë edhe pse ende ngrehina artificiale e quajtur RSFJ-ja ishte jo ende e shpërbërë që të bëjnë çmos për ndryshime në aspektin e statutit të tyre të përcaktuar jo drejtësisht që pastaj edhe për konsolidimin e përgjithshëm.

Çfarë u arrit që nga ajo kohë e deri më sot

Ende mungon liria e plotë e lëvizjes, mungon rregullimi me ligj për përdorimin e simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë Flamurit. Ende mbetët për tu dëshiruar rritja e të punësuarve në administrata Komunale të tri Komunave si në Gjykata, shëndetësi. Liria e lëvizjes mungon, ka shumë dro, frikë e psikozë për shkak që në këtë Krahinë kemi mbi 30 baza ushtarake me një arsenal të madh armatimi të përqendruar krejt afër kufirit me Kosovën. Policia Multietnike ende në numër të vogël në krahasim me numrin e popullatës dhe nuk kontrollon rajonin në bazë të marrëveshjes së Konçulit.

Mungon një Universitet publik në gjuhën shqipe. Kërkesat gati se nuk kanë ndërruar që nga ajo kohë për ndërtimin e një Spitali të përgjithshëm Rajonal. Mungon finalizimi dhe konkretizimi, vënia në jetë e rezultateve të Referendumit për një Autonomi Territoriale-Politike dhe me të drejtë bashkëngjitje me Kosovën amë.

Nuk duhet harruar për asnjë qastë që pas referendumit u bënë përpjekje të shumta që ne shqiptarët e kësaj Krahine mos të pajtohemi me gjendjen e ton në shumë sfera, kur edhe organizuan dhe u bë lufta e armatosur nga përfaqësuesit më të mirë të popullit, pra UÇPMB-ja. Pas shumë betejave dhe luftërave heroike u arrit që ne shqiptarët të faktorizohemi në nivelin më të lartë dhe të ulemi të tryezën e bisedimeve.

Marrëveshja e Konçulit ishte bisedim në mes të tri palëve

Faktorit Politikë dhe ushtarakë të shqiptarëve të tri komunave-Qeveria e Serbisë dhe faktori Ndërkombëtarë për marrjen fund të luftës së armatosur, demilitarizimin e këtij Rajoni me disa pika, kushte konkrete lidhur me ndërprerjen e luftimeve. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Konçulit dolën në shesh shumë çështje si shkatërrime që bëri shteti serbë për dëbimin dhe zhvendosjen e shumë lokaliteteve shqiptare si të infrastrukturës dhe të qindra shtëpive, të mijërave banorë të dëbuar që lëshuan trojet e veta, si pasojë e luftës. Ku vetëm pas qershorit të vitit 1999 deri më 31 dhjetor 2002 vetëm në Komunën e Gjilanit të ardhur prej tri komunave janë 11.783 banorë. Kategoria e të zhvendosurve në veqanti nga Komuna e Medvegjës, Malësia e Bujanocit dhe Karadaku i Preshevës janë problemi shumë i mprehtë. Asnjëherë Qeveria Serbe nuk deshi as të dëgjoi se le të interesohet dhe investoj për kthimin e tyre në shtëpitë dhe pronat e veta.

Deri më tash janë tri elemente, veprime që kanë peshë edhe me aktet më të larta ndërkombëtare që kjo Krahinë po bënë përpjekje të vazhdueshme që të dallohet, të fomojë një identitet të vetin si me:

– Referendumin e mbajtur më 1 e 2 mars 1992,
– Me organizimin dhe formimin e UÇPMB-së,
– Marrëveshjen e Konçulit dhe
– Seanca e përbashkët e të gjithë këshilltarëve Komunal të zgjedhurit e popullit miratuan një platformë të përbashkët politike.

A janë të mjaftueshme këto veprime në realizimin e aspiratave dhe synimeve të popullatës shumicë

Duhet edhe më tej të vazhdohet por gjithmonë duke patur parasysh që tashmë Republika e Kosovës është ndihmesa më e madhe për gjetjen e zgjidhjes për krahun e vetë Lindorë. Duke llogaritur në politikën e jashtme ku tani kemi edhe përfaqësi diplomatike nëpër botë. Kërkohet që edhe njëherëë të ri-konfimohet vullneti i popullit pra të parashihet shqyrtimi serioz edhe për mbajtjen edhe të një Referendumi për autonomi Territoriale-Politike me të drejtë bashkëngjitje me Kosovën amë.

Çka është më e rëndësishmja popullata duhet të jetë prezentë, pra fitorja më e madhe është nëse arrijmë ta ruajmë prezencën e faktorit njeri që është edhe përcaktues vendimtarë i territorit sipas ligjeve pozitive ndërkombëtare. Subjektet politike dhe njerëzit me ndikim, intelektualët të marrin pjesë më shumë në jetën politike e publike ku së bashku me grupet e interesit për të pasur një qëndrim, unitet, harmonizim dhe koordinim në realizimin e kërkesa para qeverisë serbe dhe faktorit Ndërkombëtarë e jo si deri më tash të ndarë e jo unikë.

A – Tirana dhe Prishtina se bashku me ne vendasit të ndërtohet konsensusi për gjëra fondamentale,
B – Ri-konfimim i Referendumit së bashku me kërkesën që në këtë Rajon të ketë dhe
C – Mbikëqyrje të përhershme të forcave civile dhe të Sigurisë Ndërkombëtare.

Këto duhet të jenë tri shtyllat e të ardhmes për këtë krahinë shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë. Shumë pakë bëhet në shenimin e ksaj date historike, në evakuimin e kësaj ngjarje në forma të ndryshme si përkujtimin përmes mbajtjes të ndonjë akademie por edhe manifestime të ndryshme.

Nga ne varet e tëra sa ne jemi të përkushtuar në objektivat tona, në realizimin e plebishitit të popullit. Edhe më tej të plotësohet me elemente të kohës që po jetojmë, për tu bërë realitet Referendumi i kësaj krahine për Autonomi Territoriale–Politike dhe me të drejtë bashkëngjitje me Kosovën amë.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE