Me 04 korrik 2018 ,rreth orës 09:30, Policia e Kosovës, stacioni policor në Gjilan, përmes rrugëve operative ka pranuar një informatën në lidhje me një rast “Sulm ndaj personit zyrtar”, thuhet në raportin policor.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se një hetues i Policisë së Kosovës, pranë njësitit për hetimin e krimeve ekonomike, ishte sulmuar nga dy persona të dyshuar para hyrjes kryesore të Gjykatës Themelore këtu në Gjilan.
“Në vendngjarje kanë reaguar njësitet policore të stacionit policor në Gjilan, ku është arritur që personat e dyshuar të arrestohen. Bazuar në informatat e para rasti besohet të ketë ndodhur kur zyrtari policor kishte shkuar ne Gjykatën Themelore në Gjilan në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me një rast qeë udhëhiqej kundër te dyshuarve, (njëri nga ta ish zyrtar Komunal). Dy të dyshuarit posa e kanë parë zyrtarin policor fillimisht e kanë ofenduar me fjalë fyese, dhe më pas edhe e kanë sulmuar fizikisht, duke e goditur në pjesë të ndryshme te trupit, ku për pasojë zyrtari policor është detyruar te kërkoj ndihmën mjekësore ne Qendrën Emergjente Spitalore në Gjilan”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani.
Sipas itj, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka prezantuar në stacionin policor dhe pas intervistimit të të dyshuarve S. K. (1966) dhe E. K. (1993) ka urdhëruar që ndaj tyre të caktohet masa e ndalimit Policor 48 orë.
Rasti i kompletuar me kallëzim penal i përcillet Prokurorisë Themelore në Gjilan.