Në shumë familje, gjyshet janë ato që kujdesen për fëmijët gjatë kohës që prindërit janë në punë. Detyra rraskapitëse e kujdesit ndaj fëmijëve duhet të kompensohet edhe ekonomikisht.
Pwr këtë arsye, Suedia ka vendosur t’i shpërblejë gjyshet suedeze. Qeveria suedeze ka aplikuar një program pilot që parashikon pagesën e një rroge për gjyshet që kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre nga e hëna në të premte.
Mendohet se rroga bazë do jetë rreth 700 euro dhe flitet edhe për një përfitim ekstra, afërsisht 100 euro, për t’u kujdesur për fëmijët në shtëpi.
Dalarni dhe Stokholmi, kryeqyteti suedez, janë dy vendet ku do nisë programi. Programi do përfshije tek 1.000 familje dhe në gjashtë muaj synohet të përhapet edhe në qytete të tjera.
Qëllimi i këtij programi është për të përmirësuar nivelin e punësimit në vend.