Moti i ligë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zbritur temperaturat në atë masë, sa autoritetet paralajmërojnë ngrirjen e shpejtë të njerëzve nëse qëndrojnë në ambient të jashtëm.
Midëest është rajoni më i goditur përderisa temperaturat zbritën në minus 18 gradë në Çikago, minus 21 në Detroid dhe minus 29 gradë në Mineapolis. Videot lokale treguan lumin e Çikagos dhe liqenin e Miçiganit të mbushur me copa akulli.
Zyrtarët paralajmërojnë banorët e Çikagos, të mësuar me dimrat e ftohtë, të presin një ngrirje jashtëzakonisht të thellë dhe të rrezikshme.
Shumë qytete kanë hapur strehimore ngrohëse. Qeveritë rajonale mbyllën qindra shkolla dhe linjat ajrore anuluan më shumë se 2,000 fluturime, sipas faqes së fluturimit Flightaëare. Disa autobusë u shndërruan në strehimore të ngrohjes për t’u mundësuar të pastrehëve të mos qëndrojnë në rrugët e Çikagos.
Një temperaturë e ulët prej minus 23 gradë celsius ishte parashikuar në Çikago dhe qytete tjera të mërkurën. Por, me erërat gjatë pasdites, temperaturat mund të arrijnë deri në minus 46 gradë celsius, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit.