Punonjësit mbi 40 vjeç sillen dhe punojnë më mirë, nëse punojnë vetëm 3 ditë në javë, kjo sipas kërkuesve ekonomikë.
Kërkimi i tyre ka analizuar zakonet e punës dhe rezultatet e testit të trurit të rreth 3.000 burrave dhe 3.500 grave në moshën mbi 40 vjeç në Australi. Përllogaritjet e tyre sugjerojnë se një punë me kohë të pjesshme mban trurin të stimuluar, duke evituar në të njëjtën kohë si lodhjen, ashtu dhe stresin.
Kërkuesit thanë se kjo duhet të merrej në konsideratë në momentin që shumë vende e rrisin moshën e pensionit. Të dhënat për studimin u morën nga sondazhi ‘Household, Income and Labor Dynamics’ në Australi, të kryer nga Instituti i Ekonomisë për kërkimet sociale të në Universitetin e Melburnit.
Sondazhi analizon mirëqënien e konomike dhe subjective të personave, strukturat familjare dhe punësimin.