Sipas një studimi të bërë nga universiteti i “Westminster”, njerëzit do të humbin më shumë peshë nëse shikojnë filma horror.
Faktorët që ndikojnë të humbni peshë sipas këtij studimi:
Një film horror që ka kohëzgjatje prej 90 minutash mund të ju ndihmojë të humbisni 113 kalori, të njëjtën kalori do të humbitnit ju nëse do të bënit një shëtitje 30 minutëshe, transmeton rtv 21.
Studiuesit gjithashtu kanë matur nivelin e të rrahurave të zemrës, marrjes së oksigjenit si dhe dioksidit të karbonit. Në bazë të këtyre ata zbuluan se filmat e frikshëm shkaktojnë që të rrahurat e zemrës të shpejtohen në të shumtën e rasteve.
Ndërkohë që pulsi dhe pompimet e gjakut rriten, trupi përjeton rritje adrenaline që ndikon në metabolizmin e njeriut që të minimizoj oreksin.
Këta studiues gjithashtu kanë rekomanduar tre filmat të cilët janë më të frikshëm sipas tyre dhe ju ndihmojnë të humbni më shumë kalori.