Studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve të shënimit të vitit jubilar të UKZ-së, kanë organizuar turniri në futboll në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan,
Në turneun në futboll, kanë garuar 9 ekipe ku pjesëmarrës ishin studentë nga të gjitha fakultetet e UKZ-së.
Me këtë rast Rektori Bajram Kosumi ka ndarë kupa për vendin e parë, të dytë dhe të tretë.
SOFTUERISTËT, kanë zënë vendin e I-rë në garat e futbollit, EDUKIMI vendin e II-të, kurse EKONOMIKU ka zënë vendin e III-të.
Po ashtu kupa u janë dhënë edhe lojtarit më të mirë, golashënuesit më të mirë dhe portierit më të mirë.
Fatlir Tafa është zgjedhur lojtari më i mirë, Edmond Kastrati golashënuesin më i mirë, kurse Riar Haziri u zgjodh portieri më i mirë në garat e futbollit të organizuara nga Parlamenti Studentor i UKZ-së, me rastin e 10 vjetorit të themelimit të UKZ-së.
Kurse mirënjohje u janë ndarë të gjithë lojtarëve nga tre ekipet fituese. /2LONLINE/