Studentët nga Lugina e Preshevës që studiojnë në fakultetet e Prishtinës të mërkurën (28 maj) me fillim në orën 16:00 do të bëjnë hapjen solemne të “Unionit për Studentët e Luginës së Preshevës”.
Sipas njoftimit të pranuar në adresën e Portalit Informativ Titulli, kjo ceremoni do të organizohet në “Sallën e kuqe” pranë Fakultetit Filologjik ku do të jenë të pranishëm mjaft figura eminente nga Lugina e Preshevës dhe më gjerë.
“Për prezantimin sa më të denjë të vlerave dhe interesave të studentëve ju ftojmë që të jeni të pranishëm të gjithë studentët të cilët studiojnë në këtë vend , ku do të shtjellohen qëllimet e themelimit të kësaj organizate si dhe metodat përmes të cilave do të arrihen objektivat e saj”, thuhet në njoftim.