(2L ONLINE) – Përfaqësues të studentëve të Komunës së Kamenicës, kanë takuar kryetarin e komunës Begzad Sinani, me ç’rast i kanë ndarë një mirënjohje në shenjë falënderimi të bashkëpunimit të ndërsjellë.
Studentët kanë falënderuar kryetarin Sinani, për mbështetjen e vazhdueshme që ka u ka dhënë Komuna që ai udhëheq, siç është ndarja e bursave, etj.
Ndërkaq kryetari Begzad Sinani, falënderoi studentët për mirënjohjen duke thënë se ndihet i nderuar si dhe premtoi se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje.
“Studentët janë e sotmja dhe e ardhmja jonë andaj ne si komunë, do të bashkëpunojmë vazhdimisht me ju”, ka thënë veç tjerash kryetari Sinani. /2L ONLINE/