Qindra studentë kanë thyer sërish kordonin e policisë së rregullt, dhe janë futur në oborrin e Rektoratit të UP-së, për të kërkuar dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi. Organizatave studentore, të përkrahura nga shoqëria civile edhe sot po vazhdojnë marshin protestues.
Marshi i parë është nisur nga Qendra e Studentëve, kurse marshi tjetër nga sheshi “Skënderbe” për t’u takuar para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, transmeton “Koha.net”.
Kërkesë e tyre është dorëheqja e menjëhershme e rektorit Ibrahim Gashi, fillimi i hetimeve rreth keqpërdorimeve në Universitet, përmirësimi i infrastrukturës në Qendrën e Studentëve dhe largimi i ndikimit të pushtetit në Universitet nëpërmjet heqjes së Këshillit Drejtues. Ndërkohë, që nga mëngjesi disa policë po qëndrojnë përreth oborrit të Rektoratit.