Komuna e Vitisë ka investuar në krijimin e një hapësire publike, saktësisht të parkut në vendin e quajtur “Struzh” në Stubëll të Epërme të Vitisë.
Hapësira e rregulluar është kryesisht me gurë natyral dhe se në këtë hapësirë pritën të vendosën edhe mjetet përcjellëse si shportat e mbeturinave dhe të tjerë.
“Këtë investim të komunës së Vitisë, e kanë mirëpritur banorët e këtij fshati, pasi që fshati ka edhe turistë që vizitoj muzeun e shkollës së parë shqipe, por edhe të bukurisë natyrore që ka”, thuhet në njoftimin e komunës së Vitisë. /2LONLINE/