(2LONLINE) – Është mbajtur sot takimi i rregullt i strukturave të LDK-së, Kryesia e Degës dhe kryetarët e nëndegëve, nën kryesimin e kryetarit të LDK-së në Gjilan, përkatësisht kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri.
Në këtë takim është rikonfirmuar mbështetja sa i përket koalicioneve për bashkëqeverisje që janë nënshkruar mes LDK-së dhe grupeve tjera politike në Gjilan.
Saranda Bllaca, zëdhënëse e Degës së LDK-së në Gjilan tha se ky subjekt do të vazhdoj me të gjitha mundësitë që të punoj me nderë dhe përkushtim të madh në të mirë të të gjithë qytetarëve të Gjilanit, është thënë sot në këtë takim.
Sipas saj, po ashtu i është dhënë përkrahje e plotë kryetarit të Degës së LDK-së, njëherësh kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili mori detyrën e të parit të komunës më 24 dhjetor 2013 dhe që nga ajo ditë qytetari gjilanas po i vëren rezultatet e mëdha të kursimit maksimal të buxhetit komunal.
“LDK është unike dhe e hapur, duke kaluar nga koalicioni me qytetarët në qeverisje me qytetarët së bashku edhe me partitë tjera politik: AAK, PD, PSD e KDTP. Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon konsultat edhe me grupet tjera politike të Gjilanit”, thotë bllaca. /2lonline/