Stërvitjet në moshën e mesme ulin rrezikun e vdekjes së hershme – edhe nëse ju keni qenë joaktivë tërë jetën tuaj, sugjeron hulumtimi i realizuar së fundi.
Një studim i rreth 15,000 britanikëve zbuloi se ata që ushtronin dy orë e gjysmë në javë ndjeshëm ulën rrezikun e vdekjes së tyre në 13 vitet e ardhshme.
Për ata që nuk ishin aktivë më parë, rreziku i një vdekjeje të hershme zbriti me një të katërtën, zbuluan shkencëtarët.
Por, përfitimet ishin më të mëdha për ata që tashmë ushtruan dhe u bënë akoma më aktivë me kalimin e kohës. Rreziku i tyre për një vdekje të hershme ra në 42 përqind.