Kryetari i Parlamentit të Serbisë Nebojsha Stefanoviq gjatë qëndrimit të tij sot në pjesën veriore në Mitrovicë, tha se Kuvendi por edhe institucionet tjera të Serbisë ”nuk do të bëjnë asgjë me çka do të shkelet shtetësia në Kosovë ”.
”Fuqishëm qëndroj prapa asaj se Kosova është Serbi dhe për atë do të vazhdojmë të luftojmë së bashku me të gjithë partnerët, edhe me ata që na kuptojnë edhe me ata që duhet shumë herë t’ua përsërisim”, ka thënë Stefanoviq.
”Serbia dëshiron që të pyetet për gjithë regjionin dhe duam të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë, por edhe të sigurojmë pozitën e popullit tonë”, tha Stefanoviq.
Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që në Kosovë të formohet bashkësia e Komunave Serbe, duke vlerësuar se pa këtë institucion, nuk mund të ketë përparim të kënaqshëm.
Ministri pa portofol në qeverinë e Serbisë i ngarkuar për Kosovën Aleksandar Vulin, tha se shteti i Serbisë do të bëj gjithçka që serbët në Kosovë të jetojnë më mirë.