Duke parë këto vitet e fundit tendencën brenda LDK-së, që të votohet kundër vendimeve më të rëndësishme për LDK-në në rolin e saj udhëheqës,unë mendoj se statuti nuk duhet të jetë vetëm një dokument sa për të përmbushur kriterin e dokumenteve për t’u lincencuar si parti politike por ai duhet respektuar nga të gjitha organet mbrenda partisë pa dallim në rolin dhe peshën e individit mbrenda subjketit ku vepron.
Shkruan: Lul Mustafa
LDK do të duhej të thërret një kuvend pune në të cilën do të duhet të jenë tri pika të rendit të ditës mbi funksionimin e ardhshëm të partisë , e të cilat do të duhet të ishin sipas mendimit tim :
1. Largimi I kushtit të zgjedhjes së kryetarit të partisë në formën aktuale e cila është 50%+1 votë për tu nominuar si kandidat/e potencial/e për kryetar të LDK-së,e cila njëhere e njëkohë është bërë për arsye të mbrojtjes së një kryetari të LDK-së e propozuar nga një anëtare e po kësaj partie.
2. Të futet në statutin e partisë pika ku të gjitha vendimet të cilat mirren me shumicë votash në organet e partisë qofshin në kryesit të degëve , kryesisë qëndrore apo këshillitë të përgjithshëm të jenë obligative për të gjithë deputetët e LDK-së mirëpo gjithmonë duke u bazuar në vendimet të cilat kalojnë me shumicë të votave në organet e partisë dhe në momentin të cilin një deputet/e apo anëtarë/e i partisë nuk respekton vendimet e shumicës do të duhet të vetpërjashtoheshin nga partia. Gjithmonë në frymën demokratike në të cilën të gjitha qështjet të cilat propozohen në organet e partisë të diskutohen deri në frymën e fundit të debatit i cili mund të zhvillohet për cilëndo temë dhe pastaj në momentin që votohet nga shumica dhe shtjerrja e debatit mbrenda partisë atëhere të gjithë ata të cilët nuk respektojnë vendimet e shumicës së kolegëve të tyre atëhere nuk duhet të llogariten si pjesë e partisë apo ekipit të tyre. Pra edhe futja e kësaj pike në statutin e partisë do të duhet të ndodhëte me një votim të shumicës.
3. Gjithashtu si pikë e tretë do të duhej të ishte edhe aktivizimi i të rinjëve apo të rejave të LDK-së ndoshta edhe me një kuot të përfaqësimit në organet vendimarrëse dhe ekzekutive. Pasi që deri më tani nuk ka një përfaqësim të denjë të të rinjëve mbrenda subjektit tonë dhe në të ardhmen e afërt do të duhej të mendohej edhe ky opsion pasi që në mungesë të hapesirës të rinjët dhe të rejat tona po largohen në adresa të tjera politike mbrenda Kosovës. Në kohën e presidentit Rugova kryetarët e FRLDK ishin pjesë ekzekutive e vendimarrjes mbrenda organeve të LDK-së të cilët shpeshherë ishin edhe nënkryetarët e partisë duke ju dhënë hapësirën e nevojshme vendimarrëse dhe ekzekutive .
Ky status është vetëm një mendim i imi i lirë mbi çështjet me të cilat do të duhet të mirret partia në një kohë të afërt duke parë dhe llogaritur trendet dhe tendecat e reja politike.