• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+ Kamenicë

Shkolla e muzikës nga shtatori edhe në Kamenicë

Redaksia 2LONLINE 9 Qershor, 2020 3 min
 Shkolla e muzikës nga shtatori edhe në Kamenicë

Komuna e Kamenicës është pajtuar në parim për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit që dega e “Shkollës së Muzikës” në Gjilan të hapet dhe të funksionojë në Kamenicë.

U.d Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mirhane Morina-Bislimi së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arianit Ibrahimi kanë pritur në takim Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica dhe Drejtorin e Shkollës së Muzikës në Gjilan, Kushtrim Jakupi.

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati tha se është i lumtur që nxënësit të cilët dëshirojnë të ndjekin shkollën e muzikës së shpejti do ta kenë këtë mundësi ta bëjnë edhe në Kamenicë.

“Nga shtatori do hapet dega e Shkollës së Muzikës në komunën tonë dhe të gjithë nxënësit nga Kamenica mësimin do e vijojnë këtu. Pos kësaj, regjistrimet e reja të nxënësve në drejtimin për muzikë do të bëhen në degën që do të hapet në Kamenicë. I lumtur që nxënësve tanë po u ofrojmë mundësi të tilla duke marrë parasysh shpenzimet e secilës familje për t’i dërguar fëmijët në Gjilan”, tha Kastrati, transmeton 2LONLINE.com.

U.d e DKA-së Mirhane Morina-Bislimi tha se pasi të nënshkruhet ky memorandum bashkëpunimi, nxënësit e Kamenicës nga shtatori do të mund të ndjekin mësimet e muzikës në Kamenicë

“Ky memorandum bashkëpunimi për shkak të specifikave ekonomike-sociale do t’i mundësojë nxënësve të komunës tonë të ndjekin mësimet në shkollën e muzikës më afër. Kjo është një gjë e mirë për ne sepse po punohet për të ardhmen e të rinjëve tanë”, tha ajo.

Kurse drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Arianit Ibrahimi tha se me hapjen e kësaj talenti i nxënësve për muzikë do të zhvillohet më shumë.

“Ndër sektorët e ndryshëm që kemi në komunën tonë, arti ka marr zhvillim të hovshëm. Tani edhe me hapjen e kësaj shkolle nxënësit e komunës sonë do ta kenë mundësinë që talentin e tyre për muzikë të mos e lënë anash”, ka thënë ai. /2LONLINE.com/


Etiketa:aktuale Kamenica muzika shkolla Shkolla e Muzikës
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Nga ky muaj edhe fëmijët e lindur në vitin 2014 mund të

1 Korrik, 2022
N'rrjet

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022

Komuna e Vitisë furnizon zjarrfikësit me pajisje të nevojshme

30 Qershor, 2022

Italianët trajnojnë pjesëtarët e FSK-së për shpëtim në male

30 Qershor, 2022

Pjesëtarë të FSK-së certifikohen nga Ushtria Turke

30 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com