Stafi mjekësor i Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare dhe Ambulancave Mjekësore Familjare, në Kamenicë, është bërë me uniformë të re. Këto uniforma janë donacion nga bashkëqytetari në diasporë Bardhosh Rama.
Kryetari I komunës Qëndron Kastrati tha se diaspora vazhdimisht po kontribuon në forma të ndryshme për vendlindjen dhe se u je,mi përherë falënderues.
“Gradualisht do të krijojmë kushte më të mira në shëndetësi dhe bashkëpunime të tilla me diasporën janë të mirëseardhura gjithmonë!”, ka thënë ai.
Ndërkaq, drejtoresha për shëndetësi Suna Zajmi u shpreh tejet e lumtur që stafit mjekësor po u plotësohen kushtet për punë dhe se do angazhohet maksimalisht që qytetarëve t’u krijojnë kushte më të mira shëndetësore.