Los Blancos kanë mësuar se stadiumi i tyre, Santiago Bernabeu, është shpallur më i vizituari në botë dhe se kanë pasur një prezencë të lartë të tifozëve në këtë sezon.
Stadiumi i Real Madridit ka arritur ta zë vendin e parë po ashtu edhe nga ana e prezencës së tifozëve, para atij të Tottenham Hotspurit edhe Manchester Unitedit.
Sipas Brand Finance, madrilenët janë shpallur si brendi më i vlefshëm në botë, për nga ana e interesimit të mediave dhe ndikimit të një ndeshjeje gjatë këtij sezoni, para atij të ‘Djajve të Kuq’.
Shtëpia e madrilenëve besohet të jetë e vlefshme rreth 1.5 miliard euro, ndërsa ajo e Manchester United është në vlerën e 1.3 miliard euro.
Në këto statistika, stadiumi i Borussia Dortmundit, Signal Iduna Park, është renditur në vendin e dytë, duke i befasuar të gjithë, ndërsa në të trein është Allianz Arena e Bayern Munichut.