Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka dal me sqarim se situata e krijuar sot para ambulancave specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë ardhur si pasojë e mos respektimit të termineve për kontrolle mjekësore.
SHSKUK ka angazhuar staf shtesë shëndetësor dhe administrativ për të mbuluar të gjitha kërkesat, prandaj asnjë qytetar nuk do të privohet nga e drejta për të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore-ambulantore.
Pavarësisht zvogëlimit të numrit të rasteve me COVID-19, me qëllim të shmangies së situatave të tilla dhe mundësisë së përhapjes së infeksionit, SHSKUK fton të gjithë qytetarët që të respektojnë terminet për kontrolle mjekësore dhe masat anti covid.