DYLON

Haziri nderon me mirënjohje zyrtarin komunal, Ramadan Ajvazin, me rastin e pensionimit

Haziri nderon me mirënjohje zyrtarin komunal, Ramadan Ajvazin, me rastin e pensionimit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë mirënjohje falënderimi për Ramadan Ajvazi, shyrbyes civil, i cili, ka dhënë kontributin profesional në administratën komunale të Gjilanit në detyrën shef i sektorit të pyjeve.

Kryetari Haziri, në urimin e tij për pensionimin e Ajvazit, ka thënë se ky moment është një përmbushje e misionit të tij si zyrtar komunal, që ishte vazhdimësi e aktiviteteve të shumta para, gjatë dhe pas luftës së Kosovës, ku në shumë angazhime ai është dalluar gjithmonë, për sinqeritetin, vendosmërinë dhe zgjidhjen e problemeve.

EkoHigjiena

“Ramadan Ajvazi sot është një pensionist, por që në historikun e tij të jetës dhe angazhimeve në sektorin privat apo publik, ai ka përvoja nga më të ndryshmet dhe gjithmonë gjerat i zgjidhte me qetësi dhe shembull edhe për të tjerët. Urime pensionimi dhe paqi shëndet, aga Dan”, ka thënë Haziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.