Futbollisti, Ilija Iviq nuk është i vetmi i ri serb në Kosovë që dëshiron seriozisht që të merret me sport, por që për këtë duhet të paguaj një çmim. Për dallim nga ai, të rinjtë tjerë që merren me tenis, biçiklizëm, futboll dhe të tjera, kanë hequr dorë nga dëshirat e tyre.
Për sportistët e rinj serb në Kosovë, të merren seriozisht me sport nuk është e lehtë dhe as e kënaqshme, si dhe mund të sjellë pasoja negative.
Lidhur me rastin e Ilija Iviqit, 16 vjeq, nga Graçanica, në afërsi të Prishtinës, kanë reaguar organizatat e sportit në Kosovë, por edhe kreu shtetëror dhe ambasadat e huaja.
Ilija, tashmë tre vjet, si serbi i vetëm, luan për klubin e Flamurtarit në Prishtinë, ndërkaq së voni ka arritur edhe kontaratën profesionale, si një nga të rinjtë e talentuar dhe në të cilët mund të llogaritet për të ardhmen.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë që një klubi të ri të futtbollit të femrave nga Graçanica, në prag të nënshkrimit të kontratës me Federatën e Futbollit të Kosovës, autoritetet lokale i kishin kërcënuar udhëheqësit e klubit se do të ngelnin pa punë në rast se vendosnin të bënin një hap të tillë.
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, rikujton rastin kur në prag të pjesëmarrjes së Kosovës nëLlojërat Olimpike në Rio 2016, një biçiklisti serb i ishte ofruar bahskëpunimi, bursa dhe ndihma, në rast se ai do të merrte pjesë në garë. Prindërit e tij, pas bisedmeve ‘me të birin dhe me disa të tjerë në Serbi’, ishin përgjigjur negativisht.
“Është për keqardhje, sepse me ne ka mundur të shkojë në Rio, ndërkaq me Serbinë kjo mundësi nuk ekziston, kështu që ai , thjeshtë, ishte shkatërruar“, tha Hasani.
Ai konsideron se të gjithë ata që merren me sport në Kosovë, pavarësisht përkatësisë kombëtare, duhet të përfshihen në sistemin e Kosovës, i cili, sipas tij, është në përputhje me Kartën e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik dhe me statutet e federatave ndërkombëtare.
“Kjo deri më tash nuk ka ndodhur. Jam dëshmitar i i mjaft përpjekjeve që kjo të ketë sukses, që edhe ata të përfshihen. Po, deri më tash, kjo nuk është rregulluar në mënyrë sistematike“, theksoi Hasani.
“Në emër të Lëvizjes Olimpike u bëj ftesë që të kyçen sepse ata do të jenë të trajtuar në mënyrë krejtësisht të barabartë dhe do të kenë mundësi që ta përfaqësojnë Kosovën në nivelin ndërkombëtar dhe t’i tregonë aftësitë e tyre. Më lehtë do ta kenë përmes Kosovës, sepse konkurenca në Serbi është më e madhe se sa në Kosovë”.
“Prandaj, është një mundësi e vërtetë që të jenë me ne dhe të gjityhë së bashku ta përfaqësojmë Kosovën, sepse ajo i takon secilit qytetar të saj“, ka porositur Hasani.
UEFA, gjithashtu, në maj të vitit 2019, pati vendosur që klubet evropiane të futbollit dhe përfaqësueset e shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk do të mund të refuzojnë ndeshjet me klubet ose përfaqësuesen e Kosovës ose që të luajnë në Kosovë.