Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, referuar raportit zyrtar 12-mujor, Janar-Dhjetor 2022 janë kryer 473 operacione më shumë se në vitin 2021 dhe 661 operacione më shum se në vitin 2020, , thuhet në faqen zyrtare të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilani.
Operacione në vitin 2022…….1726
Operacione në vitin 2021…….1253
Operacione në vitin 2020…….1065
“Rritja e vëllimit të punës është vërejtur edhe në shërbimet e tjera shëndetësore, përkushtimi jonë është i orientuar në ofrimin e shërbimeve sa më të mira e cilësore për pacientet e regjionit të Anamoravës dhe më gjerë”, thuhet në faqen zyrtare të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilani. /2LONLINE/