Në Repartin e Oftalmologjisë aktivizohet aparati modern OCT i teknologjisë më të re, ku pacientët nga Anamorava dhe me gjerë, tani e tutje këtë shërbim do ta marrin në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan.
Në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan pranë Repartit të Oftalmologjisë – Syve është aktivizuar një aparat diagnostifikues modern OCT (optical cohorence tompgrapgy) përmes projektit të përgaditur nga Klinika e Syve në QKUK i udhëhequr nga Drejtori Dr.Ardian Shabani në bashkëpunim me Menaxhmentin e SHSKUK-së dhe të SPGJ.
Pacientët me sëmundje diabetike dhe probleme tjera të retinës si dhe para dhe pas marrjes të amp. Anti VEGF (Avastin), tani e tutje pacientët nga regjioni i Anamoravës dhe më gjerë nuk kanë nevojë për të marë këtë shërbim në QKUK, sepse këtë shërbim diagnostifikues e marin në Repartin e Syve në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan. /2LONLINE/