DYLON

Sot, ora e parë e mësimit i kushtohet Aftësisë së Kufizuar

Sot, ora e parë e mësimit i kushtohet Aftësisë së Kufizuar
Avatar photo Redaksia

Për nderë të shënimit të 3 Dhjetorit-Ditës Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë vendim që, sot, (e premte), 2 dhjetor 2022, në orën e parë të mësimit të gjithë edukatorët/mësimdhënësit/arsimtarët/profesorët, e të gjitha institucioneve edukativo-arsimore, të shtjellojnë temën Aftësia e Kufizuar.

MAShTI i ka njoftuar me kohë Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe institucionet arsimore për këtë orë mësimi, e cila ka për qëllim vetëdijësimin e nxënësve në shkollat e Kosovës për Aftësinë e Kufizuar dhe ndërgjegjësimin mbi të drejtat e tyre.

EkoHigjiena

MAShTI gjithashtu bën të ditur se edukatorët/mësimdhënësit mund të përdorin udhëzuesin e hartuar nga grupi punues i Ministrisë së Arsimit, i cili është publikuar në ueb sajtin zyrtarë të MAShTI.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës vitin 2022 e ka shpallur Vit të Aftësisë së Kufizuar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.