3 mijë e 10 pacientë të shtrirë janë trajtuar në tremujorin e parë të vitit 2022 nga stafi shëndetësorë i Spitalit të përgjithshëm në Gjilan.
Janë kryer 452 operacione, përfshirë shërbimet kirurgjike, orotpedike, urologjike, otorinolaringologjike, oftalmologjike dhe gjinekologjike.
Po ashtu, ka pasur 36 mijë e 970 vizita ambulantore, 13 mijë e 905 vizita diagnostike, 6 mijë e 203 shërbime laboratorike dhe 6 mijë e 640 vizita emergjente mjekësore. /2LONLINE/