DYLON

SHSKUK: Gjithsej janë ekzaminuar 522 kandidatë për kadetë të rinj të Policisë së Kosovës

SHSKUK: Gjithsej janë ekzaminuar 522 kandidatë për kadetë të rinj të Policisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka përfunduar me sukses ekzaminimet sistematike mjekësore, përkatësisht testimet psikologjike-mjekësore të kandidatëve për kadetë të rinj të Policisë së Kosovës, konform marrëveshjes që kishte me Policinë e Kosovës, njofton  Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës

Ekzaminimet kishin nisur me datë 10 maj dhe kanë përfunduar me 2 qershor 2022, ku gjithsej janë ekzaminuar 522 kandidatë.

EkoHigjiena

Në këtë proces ishin të angazhuar profesionistë të klinikave dhe shefat e shërbimeve nga ShSKUK/QKUK, specialistë të fushave të ndryshme, psikologë, laborantë e infermierë.

E gjithë puna është kryer në koordinim të plotë nga koordinatori i këtij procesi, Dr. Edmond Haliti dhe Dr. Lindita Katjazi nga Departamenti i Shëndetësisë në Policinë e Kosovës, të cilët kanë përcjellë, ndihmuar dhe mbikëqyrur këtë proces. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.