(2L ONLINE) – Mejdi Sadiku, do të ishte pjesëmarrësi i vetëm nga Kosova në seminarin për bashkëpunim të rinisë “Education in Citizenship has to be VIP” që u mbajt në Gandia të Spanjës nga 29.11.2014 – 07.12.2014.
Në Seminar kanëmarrur pjesë 40 pjesëmarrës nga 26 shtete të botës, përkatësisht nga Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Estonia, Gjeorgjia, Hungaria, Italia, Izraeli, Jordania, Kroacia, Kosova, Letonia, Libani, Lituania, Mali i Zi, Palestina, Polonia, Qipro, Romania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Shqipëria, Spanja, Turqia dhe Ukraina.
Seminari kishte të bëjë me bashkëpunimin e rinisë nga shtete të ndryshme të botës, promovimin e pjesëmarrjes aktive të rinisë në Europë përmes ‘të mësuarit gjatë gjithë jetës’, promovimi i qytetarisë Europiane dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Edhe organizata joqeveritare “Qendra e Aktivizimit të Rinisë” (YAC) ishte partnere nga Kosova me të drejta të plota, projekt i sponzoruar nga Komisioni Europian, përkatësisht programi “Erasmus+”. Kosovën në këtë seminar do ta përfaqësonte zv. Drejtori i YAC-së, z. Mejdi Sadiku.
Edhe pse gjithçka ishte në rregull, Ambasada Spanjolle nuk ia lëshoi vizën Mejdi Sadikut, me arsye kinse nuk kishte dokument valid udhëtimi. Arsyeja është që Spanja nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, andaj edhe nuk i njeh as dokumentet që i lëshon Kosova, në këtë rast pasaporta. Më vonë u bënë përpjekje që së paku të merr pjesë ndokush me pasaportë të huaj, mirëpo kompania nacionale e Spanjës nuk e lejoi asnjë pjesëmarrës nga Kosova.
Edhe pse organizata nikoqire “Consell Dels Joves Gandia” (CJG) tentoi që të ndërhynte në këtë qështje përmes, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Spanjës, kompanisë nacionale të Spanjës dhe Ambasadës Spanjolle në Shkup, nuk arritën të bëjnë ndonjë gjë në këtë drejtim, për shkak të çështjeve politike.
Kështu, CJG ka bërë “Protestë të qetë” ndaj këtij diskriminimi të të drejtave njerëzore, siç theksojnë ata, duke vënë pulla me flamur të Kosovës në mbathjet e tyre i gjithë ekipi organizator. Ata ua kanë shpjeguar situatën të gjithë pjesëmarrësve të tjerë dhe veç tjerash, ata edhe e kanë bërë një video ku flitet për këtë diskriminim. /2L ONLINE/