DYLON

Kelmendi, xhudistja më e mirë në botë

Avatar photo Redaksia

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marcus Vizer, nesër do ta vizitojë Kosovën. Numri një i kësaj federatë ndërkombëtare është mbështetës i fuqishëm i sportit të Kosovës. Vizer do të ketë takime të shumta në vendin tonë, duke filluar në Komitetin Olimpik të Kosovës, por edhe në institucionet e vendit tonë.

Ndërkohë, Driton Kuka, trajner i Kampiones së Botës në Xhudo, Majlinda Kelmendit përmes profilit të tij në Facebook, ka bërë të ditur se presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Vizer do ta shpall Majlinda Kelmendin xhudisten më të mirë në botë në të gjitha kategoritë.

EkoHigjiena

“Të hënën vet Presidenti i IJF Vizer në Prishtinë do shpall Majlinden Xhudistja më e mirë në Botë në të gjitha kategoritë me 4230 Pikë”, ka shkruar Kuka.

http://www.rtklive.com/?id=4&r=13383

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.