(2LONLINE) -Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, mbështetur nga Federata e Atletikës së Kosovës dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, organizohet gara ndërkombëtare e atletikës në vrapim për meshkuj dhe femra në këto kategori; për senior/e – 11300 metra, junior/e – 4300 metra, pionier/e – 2000 metra, veteranë/e – 4300 metra, persona me nevoja të veçanta – atlet/e me karroca – 800 metra.
Kjo garë do të mbahet sot, me datën 9 mars 2014, në ora 11:00. Ne garën ndërkombëtare të atletikës janë të ftuar të marrin pjesë atletë nga dy gjinitë, duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi.
Mbledhja e të gjithë atletëve bëhet para Teatrit të Qytetit, ndërsa starti i garës është nga rrethi në qendër të qytetit, e poashtu edhe finishi i garës do të jetë po në vendin e njëjtë të nisjes. /2lonline/