Në kuadër të Grupit punues për Reformën zgjedhore, sot vendoset nëse do të ketë konsensus mes subjekteve politike që në lista të hapura të mos votohet për liderin.
LDK-ja dhe PDK-ja janë pajtuar që ndryshimet të shkojnë kështu në Kuvend, përderisa kjo po konsiderohet kundërligjore nga një pjesë e opozitës dhe nga shoqëria civile.
Në bazë të Kushtetutës së vendit në nenin 64 garantohet që zgjedhjet nacionale të zhvillohen të hapura dhe me lista të hapura.