Sot vazhdojnë ndeshjet e javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll. Tri ndeshje mjaft interesante do të zhvillohen sot, ndërsa dy klubet gjilanase, Drita dhe Gjilani kanë përballjet nesër.
Ndeshja Ballkani – Prishtina luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë nga ora 14:30 dhe është derbi i xhiros së nëntë të kampionatit të Kosovës në futboll.
Sot luhen edhe dy ndeshje tjera, ku Trepça ’89 e pret Feronikelin, ndërsa derbi i skaudrave të fundit do të jetë mes Vushtrrisë dhe Flamurtarit që zhvillohet në ‘Ferki Aliu’.