Challandes flet për ndeshjet e Kosovës, futbollistët dhe pritjet

Challandes flet për ndeshjet e Kosovës, futbollistët dhe pritjet

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, në një konferencë për media ka folur për ndeshjen miqësore me Gjibraltarin dhe ndeshjes kualifikuese për “Euro 2020”, kundër Malit të Zi.

Challandes foli edhe për lojtarit, secilin individualisht.

“Sa i përket mungesës së Donis Avdijajt, ne duhet të zgjedhim lojtarë, i zgjedh lojtarët nga disa faktorë. Avdijaj nuk është këtu, është zgjedhje e imja e bazuar në një vendim timin dhe asgjë tjetër. Rashica e ka rikthyer besimin, ai është shumë i rëndësishëm, ka luajtur 90 minuta mbrëmë. Halimi është i suspenduar, Shala ka një problem të vogël, do ta shohim. Do te mundohemi ta bëjmë zgjedhjen më të mire. Sa i përket Benjamin Kolollit, jam i lumtur që ai luajti 30 minuta në ndeshjen e fundit për ekipin e tij dhe që tani do ta kem në dispozicion. Celina e kishte një javë të vështirë dhe të lodhshme, duhet të shohim”, ka thënë Challandes.

Challandes ka thënë se do të jetë një javë shumë e rëndësishme, ku ndeshja miqësore, siç thekson ai, do t’i jap atij më shumë qartësime.

“Do të jetë një javë shumë e rëndësishme. Ndeshja me Gjibraltarin do të më jap më shumë qartësime. Është ndeshje që do të kenë rastin të luajnë disa lojtarë që nuk kanë pas hapësirë të madhe as në klubet e tyre”, ka shtuar Challandes.

Gjithashtu, ai ka theksuar se ndeshja me Malin e Zi është më e rëndësishmja deri më tani dhe po ashtu mund të jetë shumë e rrezikshme për Kombëtaren.

KOMENTE