Sot (e hënën), do të vazhdojë seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit ku, ndër tjerash, pritet që kreu i komunës, Lutfi Haziri, të raportojë për punën e tij, qeverisjes së tij, për periudhën Janar-Qershor 2018.
Përndryshe, ja pikat e rendit të ditës, të mbetura nga seanca e kaluar për t’u vazhduar sot.
1. Raporti i punës për periudhën Janar-Qershor 2018 i Kryetarit të Komunës
2. Raporti financiar për periudhën Janar-Qershor 2018
3. Raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin e përfunduar më 31 Dhjetor 2017
4. Te ndryshme