Sot pritet të shpërndahet Kuvendi i Kosovës dhe t’i hapet rruga mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 55 deputetë kanë nënshkruar kërkesën për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, me pikën e vetme të rendit të ditës, shpërndarjen e Kuvendit. Kërkesa ka pasuar takimin e krerëve politikë me presidenten Atifete Jahjaga. Ajo siguroi qytetarët se veprimet e saj do të jenë konform Kushtetutës së Kosovës.