Kuvendi i Kosovës sot pritet që të kompletoj formimin e Komisionit Hetimor për procesin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së. Në seancën e jashtëzakonshme të 3 tetorit, nuk u arrit që të kompletohet komisioni hetimor, pasi që pozita nuk mori pjesë në seancë duke e bojkotuar atë.
Ata ende nuk i kanë propozuar deputetët për të marr pjesë në këtë komision, ndonëse përmes deklaratave pozita është shprehur se do ta mbështesin krijimin e këtij komisioni dhe se do t’i dërgojnë emrat, transmeton rtk.
Por, ende nuk dihet nëse sot në pikën e rendit të ditës që parashihet kompletimi i formimit të komisionit hetimor, partitë e koalicionit qeverisës do të jenë prezent në sallë dhe do t’i propozojnë emrat e deputetëve për anëtarë të komisionit.
Ndërsa, opozita tashmë ka përcaktuar emrat e deputetëve që do të jenë anëtarë të komisionit, derisa Muhamet Mustafa është caktuar që të udhëheq këtë komision.