DYLON

Vulin nuk mund të hyjë në Kosovë?

Avatar photo Redaksia

Ministrit pa Portofol në Qeverinë e Serbisë, që është edhe i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin do t’i ndalohet hyrja në Kosovë, në vizitën e planifikuar për të enjten. Agjencia serbe e lajmeve ”Tanjug” raporton se këtë lajm ia kanë konfirmuar burimet si brenda EULEX-it ashtu edhe nga Qeveria e Kosovës.

Siç është raportuar më herët, të enjten Vulin është dashur që qëndrojë në Kosovë bashkë me Ministrin për Energji në Qeverinë Serbe Zoran Mihajloviq për për ta vizituar kompaninë publike energjetike dhe disa institucione lokale të mbështetura nga Serbia në Kosovë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.