Sot po flasë për juve
Babi dhe mami
Për ata që t’dojnë edhe atëherë kur ti s’je i gatshëm me dashtë vetën
Ata që dhanë dhe vazhdojnë të japin gjithçka nga vetja e tyre për ty
Ata që e ndjejnë dhimbjen tande edhe po ken mijëra kilometra larg
Ata që të zgjasin dorën edhe atëherë kur më së paku e meriton
Ata që nuk lodhen prej teje edhe pasi ti je lodhë vetë prej veprimeve tua
Për ata që lumturinë tande e vendosin gjithmonë të parën
Ata që gjithmonë janë drita jote, edhe kur t’i gjindesh në errësirën ma t’madhe
Ata që vazhdojnë të jenë dielli edhe kur ti ndodhesh në mes stuhish e rrufesh
Ata që i rëndove me fjalë e prapë vazhdojnë me t’ngrohë me përqafime
Për ata që hapen t’gjitha dyert për ty, edhe atëherë kur ti nuk e meritove as edhe një
Ata që të mbështetën, përkrahen e qëndrojnë pranë teje kur ti realizove andrrat tua
Ata që me këshillat e tyre u mundun gjithmonë me t’mbajtë n’rrugë t’duhur
Për ata që gjithmonë duan me t’pa lartë e ma lartë
Fol, sot, për ata!
Bane nji punë t’mirë e ne t’ndihen krenar me ty!
Ti, djalë i tyne
Edhe ti, vajza tyne
Shko ashtu siç t’kanë msu
E vepro ashtu siç t’kanë kshillu deri dje
Sakrifiko gjithçka koftë nevoja, se ja vlen
Ashtu siç ata dhanë shpirtin e tyre që ti nji dite me kanë e lumtur
Jipe sot, ti shpirtin tand, për lumturinë e tyre!
Për dashurinë që nuk mbaron asnjiherë!
Për prinderit e tu!
/Doruntinë Ferati/