Sot në Kosovë filloi zyrtarisht fushata pesëditore për raundin e dytë të zgjedhjeve, të cilat do të përcaktojnë kryetarët e ri në gjithsej 21 komuna, të cilat shkuan në balotazh, pasi asnjëri nga kandidatë garues në këto komuna, nuk ia arrit që të fitojë pa balotazh, në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën me 17 tetor.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, rundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota në raundin e parë, mbahet më 14 nëntor. Ndër tjerash, në garë ne balotazhit janë edhe tri komunat e Anamoravës, Gjilani, Vitia e Kamenica.
Gjilani do ta ketë garën e balotazhit ndërmjet Alban Hysenit nga Vetëvendosje dhe Lutfi Hazirit nga LDK-ja.
Në Kamenicë, Qëndron Kastrati nga PSD dhe Kadri Rahimaj nga Vetëvendosje, synojnë postin e kryetarit.
Në Viti, Sokol Haliti nga LDK dhe Arsim Ademi nga Vetëvendosje kërkojnë besimin qytetar në balotazh.
Përndryshe, garë të balotazhit do të ketë edhe në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Podujevë, Drenas, Kaçanik, Istog, Dragash, Fushë Kosovë, Obiliq, Klinë, Rahovec, Junik, Malishevë, Vushtrri, Shtime, Kllokot, dhe Mamushë.
Komunat që e kanë përfunduar garën në rundin e parë dhe kanë zgjedhur kryetari ne komunës janë: Peja, Ferizaj, itrovica e Jugut, Deçani, Lipjani, Suhareka, Hani i Elezit, Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani, Mitrovica e Veriut, Graçanica, Novobërda, Shtërpce, Ranillugu dhe Parteshi. /2LONLINE.com/