Sot u zhvillua aktiviteti në kuadër të Javës Botërore të Imunizimit, ku punëtorët e QKMF-së, më konkretisht shërbimi i vaksinimit dhe infermierët e edukimit, informuan qytetarët e rastit, për rolin dhe rëndësinë e vaksnimit, nga mosha 0 deri në 18 vjet, bënë të ditur Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS).
“Gjithashtu u shpërndanë fletushka për rëndësinë e vaksinimit. Vaksinimi shpëton jetë”, thuhet në njoftimin e DSHMS-së. /2LONLINE/