Sot me fillim nga ora 17:00 në Stadiumin e Qytetit në Gjilan do të mbahet ndeshja e radhës kontrolluese, ku Kf.Gjilani e pret Kf.Drenicën.
Tashmë është hedhur shorti për ndeshjet e Ipko Superligës së Kosovës për edicionin 2019/20, ndërsa kjo ndeshje miqësore do jetë e mirëseardhur për të dyja klubet.
Gjilani ka transferuar disa lojtarë elitarë, kryesisht nga Superiorja e Shqipërsië dhe kjo do jetë një test i radhës për t’u njoftuar me formën e klubit dhe komponimin e skuadrës.
Gjilani paraprakisht ka zhvilluar pesë ndeshje kontrolluese, ndërsa kjo me Drenicën, e cila zhvillohet pas rikthimit të skuadrës nga Mavrova, do të jetë ndeshja e gjashtë kontrolluese për skuadrën e drejtuar nga kryetrajneri, Gentjan Mezani.