DYLON

Mediat shqiptare diskriminohen në financim nga Ministria e Kulturës dhe Informimit

Mediat shqiptare diskriminohen në financim nga Ministria e Kulturës dhe Informimit
Avatar photo Redaksia

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kundërshtuar vendimin mbi përzgjedhjen e projekteve në konkursin për bashkëfinancimin e projekteve mediale në gjuhën e pakicave të vitit 2019 nga Ministria e Kulturës dhe Informimit.

Këshilli Kombëtar Shqiptar në shkresën drejtuar Ministrit Vladan Vukosvleviq ka theksuar se Ministria nuk ka respektuar të drejtat e garantuara sipas kushtetutës dhe ligjeve të veçanta për pakicat kombëtare dhe po rrezikon të drejtat e komunitetit shqiptar për informim në gjuhën shqipe.

Kjo ministri ka mbështetur kryesisht projektet e parashtruar nga organizatat mediale që i përkasin përkatësisë së shumicës dhe në të njëjtën kohë ka anashkaluar organizata mediale burimore të komunitetit shqiptar. Përmes mediave të dirigjuara nga Beogradi nuk mund të sigurohet e drejta e informimit në gjuhën shqipe.

EkoHigjiena

“Në të njëjtën kohë Ministria thuajse fare nuk ka marrë parasysh rekomandimet e Këshillit Kombëtar Shqiptar të dërguar më 10/06/2019 me Nr. 191-2/19, edhe pse një gjë e tillë kërkohet të respektohet me ligjet në fuqi”, thuhet në reagimin e KKSH-së.

Vlen të theksohet se Këshilli Kombëtar Shqiptar në shkresën e dërguar, ka shprehur shqetësimin e thellë, se qeveria dhe dikasteret e saj, në vazhdimësi duke mos e respektuar këtë institucion po anashkalojnë vullnetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Në këtë mënyrë po pamundëson bashkëpunimin për të realizuar të drejtat ligjore. Tashmë po bëhet e qartë qasja e kabinetit qeveritar ndaj respektimit të të drejtave të shqiptarëve në të gjitha fushat e veprimit”, citohet në letrën e KKSH-së.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.