Sot në Stadiumin e Qyteti të Gjilanit luhet ndeshja kampionale e javës së pestë të BKT Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet sluadrave, Gjilani – Ulpiana, e skuadra nikoqire ka një njoftim për tifozët.
Ja njoftimi i plotë:
Tribuna e vetme e hapur për duelin e fundjavës ndaj KF Ulpiana, i cili zhvillohet të dielën më 19 shtator, do të jetë ajo në Perëndim!
Për shkak të punimeve në stadiumin e qytetit “Agim Ramadani – Katana” të gjitha tribunat dhe hyrjet tjera do të jenë të mbyllura dhe ndalohet rreptësishtë qëndrimi afër tyre.
Për hyrje në stadium kërkohet certifikata e vaksinimit ose testi negativ për koronavirus, jo më i vjetër se 48 orë.
Në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës do lejohen vetëm 5% e kapacitetit të stadiumit.
Çmimi i një bilete për person do të jetë 2 euro.
Bartni maskat, ruajeni distancën prej 1,5 metrave dhe mbështetni skuadrën në sfidën e radhës kampionale. /2LONLINE.com/