Skender Berisha bartës i listës së Partisë së Drejtësisë në Gjilan kërkon mbështetjen qytetare

Skender Berisha bartës i listës së Partisë së Drejtësisë në Gjilan kërkon mbështetjen qytetare

Të dashur qytetarë të Komunës së Gjilanit.
Fushata e zgjedhjeve të tetorit ka filluar.
Ne jemi ata që u qëndrojmë pas fjalës sonë të dhënë.

Ne nderojmë të rënët për lirinë e atdheut, me respektin më të thellë përjetësisht, dhe asnjëherë nuk lëmë anash të gjallët të cilët presin nga politikëbërësit që jeta e tyre të ketë kuptim.

Ne asnjëherë nuk lëmë pa kujtuar ata të cilët lanë gjymtyrët e shëndetin e tyre gjatë luftës, u jemi falënderues për gjithçka, por gjithmonë mendojmë edhe për të tjerët që për një apo arsye tjetër kalojnë jetën në mënyrë të kufizuar.

Ne asnjëherë nuk lëmë anash pa kujtuar të zhdukurit, bëjmë çmos të ndihmojmë procesin dhe zbardhjen e secilit rast veç e veç, por asnjëherë nuk lëmë anash familjet e të zhdukurve, që përveç dhimbjes t’a ndjejnë edhe dorën e shtetit dhe t’u shtojmë krenarinë.

Ne asnjëherë nuk lëmë anash pa kujtuar të burgosurit politikë dhe ata të cilët vuajtën nëpër burgjet e regjimit të kaluar serb, por asnjëherë nuk lëmë anash pa kujtuar familjet që në mungesë të tyre kanë vuajtur bashkë me ta. Ne u qëndrojmë pranë të gjithëve dhe u jemi mirënjohës për qëndresën e tyre.

Ne asnjëherë nuk lëmë anash familjet të cilave iu kthyen djemtë e tyre të vrarë tinëzisht nga shërbimi i dhunshëm ushtarak i regjimit të kaluar, por ne punojmë dhe kontribuojmë që familjet e tyre të jetojnë me krenari për djemtë që patën dhe t’ua zbusim sadopak dhimbjen e tyre.

Ne asnjëherë nuk lëmë anash mërgimtarët, që kurrë nuk i kthyen shpinën vendit e që kontribuuan në kontinuitet, para, gjatë dhe pasluftës. Ata vijnë me mallëngjim dhe të gëzuar në atdheun e tyre, duke u kthyer me lot në sy.

Ne u jemi falënderues dhe mirënjohës pafundësisht. Ata janë shpirti i Kosovës, fryma e Kosovës, pjesë e pandashme e trupit të Kosovës.

Ne asnjëherë nuk lëmë anash të prekurit nga Covid-19, dhe nuk harrojmë ata që humbën betejën me të.

Ne u qëndrojmë afër secilës familje veç e veç, ngushëllojmë familjarët dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë atyre që janë prekur nga ky virus vdekjeprurës. Kontribuojmë që politikat shtetërore të avancohen në drejtim të një sistemi më bashkëkohor shëndetësor.

Sot, Partia e Drejtësisë në nivel vendi qëndron ballëhapur dhe me krenari për punët dhe kontributin që po jep në shtetndërtimin e vendit në shumë sfera, përkundër vështirësive të mëdha me të cilat pa asnjë të drejtë është ballafaquar qe më shumë se pesë vite.

Partia e Drejtësisë kërkon përkrahjen dhe mbështetjen tuaj, të gjithë qytetarëve, pa dallim, kërkon nga ju qytetarë të respektuar të drejtoni vullnetin tuaj politik (me votën tuaj) tek personalitetet që ju vlerësojnë, tek ata që nuk premtojnë të pamundurën përveç asaj që është e mundur dhe e realizueshme, tek ata që respektojnë të gjithë pa marrë parasysh cilit subjekt i takojnë, apo cilit grup etnik apo religjion, janë aty gjithmonë kur të gjithë ju lënë, janë aty për ju edhe atëherë kur ju nuk mund të shprehni mendimin tuaj. Andaj na jepni mundësinë me votën tuaj, adresoni votën tuaj për të mos u penduar më pas, ndihmoni vendin dhe vehten tuaj duke ngritur mirëqenien dhe duke ruajtur identitetin e dinjitetin tuaj.

Mos harroni, këtë mundësi nuk e kemi për çdo ditë, një herë në katër vite, dhe mos lejoni të shkoj huq vota tuaj e të nëpërkëmbet vullneti juaj.

Votoni Partinë e Drejtësisë që në themel të politikave e veprimeve shtetërore sheh vlerat etike e morale të traditës sonë familjare që mbështetet në identitetin tonë kombëtar e fetar, të formuar nëpër shekuj.

Na votoni që së bashku ta realizojmë ëndrrën e përbashkët të integrimeve europiane e euro-atlantike të mbështetur në vlerat autentike të qytetërimit tonë mijëvjeçar.

Voto #142 Partia e Drejtësisë

Partia e Drejtësisë, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

KOMENTE