Në kuadër të javës së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll, sot zhvillohet kryendeshja Ballkani – Drita, ballafaqim i dy skuadrave në kreun e tabelës, pretendente për titull dhe të vetmet që nuk kanë pësuar humbje në xhirot e deritanishme.
Derbi Ballkani Drita luhet në Suharekë dhe që të dyja ekipet hyjnë me synimin e marrjes së tri pikëve. Aktualisht këto dy skuadra e kanë nga një lojë më pak se skuadrat tjera, pikërisht mes tyre dhe se deri më tani, lideri Ballkani nga 10 xhiro ka 26 pikë, të grumbulluara nga 8 fitore e 2 barazime. Ndërsa, Drita, e dyta në tabelë, po nga 10 xhiro, ka 22 pikë nga 6 fitore e 4 barazime, transmeton 2LONLINE.
Përndryshe, Mervan Bejtullahu, do të jetë gjyqtari që do ta gjykojë këtë kryendeshje që fillon në orën 13:00.
Përndryshe, sot do të luhen edhe ndeshjet Gjilani-Feronikeli ’74 dhe Malisheva-Prishtina. Ndërsa të enjten do të ballafaqohen Llapi-Fushë Kosova dhe Liria-Dukagjini.
Ndeshjet e ditës së sotme:
Ballkani – Drita (Mervan Bejtullahu, Fatlum Berisha, Hekuran Osmani)
Gjilani – Feronikeli ’74 (Isak Cervaniku, Besnik Morina, Meriton Berisha)
Malisheva – Prishtina (Erdall Zasella, Edmond Zeqiri, Faton Jakupi)
Ndeshjet e ditës së nesërme:
Llapi – Fushë Kosova (Mentor Ajeti, Bujar Selimaj, Bashkim Hyseni)
Liria – Dukagjini (Eridon Podvorica, Arbnor Bullatovci, Enis Bejtullahu).
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00. /2LONLINE/