DYLON

Kryetari Haliti priti në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Igli Totozani me bashkëpunëtorë

Kryetari Haliti priti në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Igli Totozani me bashkëpunëtorë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti priti në takim drejtorin e  Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Igli Totozanin me bashkëpunëtorë

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e ka falënderuar drejtorin OSBE-së, Igli Totozani, për bashkëpunimin e mirë dhe të sinqertë me këtë komunë, në interes të gjithë qytetarëve.

EkoHigjiena

Ai e njoftoi atë rreth zhvillimeve të gjithmbarshme në komunën e Vitisë, konkretisht edhe për disa projekte që janë realizuar në fushat e ndryshme, por edhe  për punën e komunës në integrimin e të gjitha komuniteteve.

Ndërkaq, drejtori i OSBE-së, Igli Totozani foli rreth punës dhe misionit të OSBE-së, duke falënderuar kryetarin Haliti dhe Vitinë për bashkëpunimin me këtë organizatë.

Gjatë këtij takimi u bisedua rreth temave të ndryshme si: barazia gjinore, integrimin e komuniteteve dhe bashkëjetesën, mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, ofrimin e ndihmave për familjet në nevojë dhe çështje të tjera të cilat kryesisht lidhen me jetën e rëndomtë të qytetarëve të kësaj komune pa dallime.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.