Klubi “TROJET’’ organizon tribunë publike me rastin e shenimit të ditë së dëbuarve, zhvendosurve dhe të shpërngulurve nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva
“Ju informojmë se për nder të shenimit të ditë së dëbuarve, zhvendosurve dhe të shpërngulurve nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva më datën 23 qershor 2016, do të organizohet një tribunë publike në selin e Shoqatës së ish të burgosurve politik në Prishtinë. Tribuna fillon në ora 11:00. Në tribunë janë ftuar subjektet politike dhe organizatat Jo-qeveritare në Kosovë dhe nga Medvegja,Bujanoci e Presheva”, thuhet në njoftim.
Ky organizim do të bëhet nën patronatin e Klubit të Vendlindjes ,,TROJET’’, që vepron në Kosovë që nga viti 1991.